01 shkurt 2009
Mihajloviç: Di Vaio dhe Osvaldo, një dyshe perfekte
“Në këtë moment s’ka ka asnjë më të mirë se ai”. Sinisa Mihajloviç ka përdorur fjalë të drejtpërdrejta për të afruar Marko Di Vaio në kombëtare. “Ai e meriton - është shprehur trajneri i Bolonjës, – sepse në këtë moment nuk ka asnjë lojtar tjetër që të luajë më mirë se ai, jo vetëm për golat, por edhe për të gjithë punën taktike që bën në ndihmë të skuadrës”. Karakteristika të cilat janë thelbësore për Bolonjën dhe për ngjitjen e saj në klasifikim, mbi të gjitha nëse këto cilësi bashkohen më talentin e disa lojtarëve të tjerë: si për shembull, Osvaldo. “Di Vaio dhe Osvaldo kompletojnë njëritjetrin, janë të dy shumë të shpejtë dhe kanë shumë cilësi të tjera si nga pikëpamja fizike, edhe nga ajo teknike. Unë mendoj se ata duhet të perfeksionojnë ende disa lëvizje, por jam i sigurt se do të ndihen shumë mirë në fushë së bashku”, ka përfunduar Sinisa Mihajloviç