02 shkurt 2009

Pirlo paralajmëron kryesuesit

Jemi ende në luftë për titullin kampion dhe të gjithë së bashku jemi të bashkuar për të parakaluar në renditje Interin”. Andrea Pirlo i lëshon sfidën e kampionatit kushërinjve zikaltër, pas suksesit të merituar në “Olimpiko” kundër Lacios me rezultatin 3-0. “E kërkonim me çdo kusht suksesin në këtë përballje dhe jemi shumë të lumtur që kemi rigjetur fitoren në një ndeshje kaq të vështirë sa me Lacion. Goli i Patos në pjesën e parë na dha edhe më shumë freski. Bekham? Është një lojtar madhështor dhe falë profesionalizmit të tij, ka ditur të ambientohet shpejt me mekanizmat e skuadrës sonë”, deklaron pas ndeshjes, Andrea Pirlo.