01 shkurt 2009

Novelino pranon gjendjen e vështirë të skuadrës

“Vështirësitë mund të kalohen vetëm duke punuar dhe skuadra po stërvitet shumë. Me ndihmën e të gjithëve, duke filluar që nga vetë ne dhe pastaj duke kaluar te publiku dhe tek i gjithë ambienti, do të dalim nga kjo situatë”. Këtë e ka thënë Valter Novelino, trajneri i Torinos, përsa i përket momentit të vështirë që po kalon skuadra e tij, e cila do të përballet me Interin sot pasdite. “Unë po punoj me shumë entuziazëm dhe me shumë pasion, si gjithmonë. Flas nga eksperienca dhe e di që në këto momente arma më e mirë është bashkimi i të gjithë komponentëve. Mund t’i rikthehem taktikës 4-4-2 falë rikthimit të Dianës, i cili është në gjendje shumë të mirë. Por një trajner duhet të jetë në gjendje të ndryshojë taktikën në bazë të nevojave që ka dhe kjo është ajo që më është dashur të bëj gjatë kohëve të fundit. Kundër Interit do të jetë e vështirë, por ne do të japim maksimumin”.