02 shkurt 2009

Mançester Junaited i pari në renditjen e IFFHS-shë

Mançester Junaited është renditur i pari për muajin janar në listën e publikuar nga IFFHS për klubet më të mira në botë. Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistikë e Futbollit e ka cilësuar Mançesterin për muajin që sapo lamë pas si klubin më të mirë. Kampionët e Europës kanë 292 pikë, 20 më tepër se skuadra e vendit të dytë, Bajerni i Mynihut. Vendi i tretë i takon skuadrës së Barcelonës, e cila ka arritur të marrë 268 pikë. Nga skuadrat italiane si më e mira është klasifikuar Roma, e cila ka zënë vetëm vendin e nëntë me 222 pikë.

Më poshtë do të paraqesim listën me dhjetë skuadrat e para të klasifikuara nga IFFHS për muajin janar.

1.Mançester Junaited 292 pikë
2.Bajern Mynih 272
3.Barcelona 268
4.Liverpul 267
5.Boka Xhuniors 262
6.Çelsi 245
7.Estudiantes 230
8.Sao Paulo 223
9.Roma 222
10.Lion 217