Fiorentina ka arritur të mposhtë Bolonjën në transfertë me rezultatin 3-1. Fiorentina ka arritur të shënojë dy herë me anë të Mutusë në minutën e 5-të dhe 15-të, dhe në fundin e takimit Xhilardino shënon golin e tretë. Për Bolonjën arriti të shënojë vetëm Mingaxini në minutën e 52-të. Me këtë fitore Fiorentina ngjitet në kuotën e 38 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Bolonja mbetet në vendin e 16-të me 22 pikë.