02 shkurt 2009

“Atalanta e meritoi fitoren”

Xhixhi Del Neri është një prej trajnerëve që doli i buzëqeshur nga stadiumi gjatë ndeshjeve të djeshme. Atalanta e tij fitoi me rezultatin 1-0 ndaj një kundërshtari të fortë si Katania. “Më duhet të përgëzoj të gjithë lojtarët e mi. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë në të gjitha aspektet. Duke parë kushtet, mendoj se dhamë aq sa duhej për të mundur një skuadër të fortë si Katania. Duhet të theksoj se luajtëm pa Donin, ndërkohë që Vieri pësoi një dëmtim. Më erdhi keq, sepse po luante vërtetë shumë mirë. Gjithsesi, morëm tri pikë të rëndësishme, duke vijuar kështu me rezultate pozitive”, – deklaroi tekniku Del Neri, i cili ka pranuar që ekipi i tij është duke zhvilluar ndeshje të mira gjatë këtij sezoni.