02 shkurt 2009

“Humbëm një shans për tri pikë”

David Pizarro është shprehur tejet i zhgënjyer që skuadra e tij nuk mori dot tri pikët në sfidën kundër Rexhinës. Edhe pse ai shënoi dy gola, ata nuk mjaftuan për t’u dhënë fitoren të tijve. “Është një mëkat që nuk arritëm të fitojmë. E mbajtëm më shumë topin dhe mungonin edhe dhjetë minuta nga fundi, kur ne ishim në avantazh. Mjaftonte të ruanim kryesimin, fusha në bëri një surprizë PIZARRO të hidhur”, – tha Pizarro pas ndeshjes. Ndërsa mungesat e shumta në këtë sfidë, ai i komentoi në këtë mënyrë: “Ne përqendrohemi për të dhënë maksimumin në fushë. Normale që nuk ishin lojtarë shumë cilësorë, gjithsesi edhe Okaka zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë. Në takimin e ardhshëm, ku do përballemi me Xhenoan, fatmirësisht do na kthehen edhe disa futbollistë”.