02 shkurt 2009

Barcelona fiton përballë Rasing Santanderit

Barcelona arriti të marrë një fitore të vështirë në javën e 21-të në transfertë përballë Santanderit me rezultatin e ngushtë 2-1. Me këtë fitore Barcelona ruan diferencën që ka me Realin e Madridit, 12 pik më shumë. Santanderi kaloi i pari në avantazh me anë të Zigiç nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55-të. Mesi dhjetë minuta më vonë arrin të barazojë shifrtat për Barcelonën. Në minutën e 80-të është përsëri Leonel Mesi që shënon, këtë herë duke i dhënë avantazhin Barcelonës. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ngjitet në kuotën e 56 pikëve duke ruajtur e palëkundur pozitat e saj në krye të klasifikimit në kampionatin spanjoll.