02 shkurt 2009

Fernando Torres heroi i Liverpulit përballë Çelsit

Skuadra e Liverpulit arriti të marrë një fitore të rëndësishme 2-0 përballë rivalëve të drejtëpërdrejtë të Çelsit. Skuadrat ndodhenshin në të njëtën kuotë pikësh, me nga 48 secila. Në ndeshjen e fazës së parë ishte po Liverpuli ai që triumfonte, duke i shkaktuar humbjen e parë Çelsit në fushën e vet që prej 84 takimesh, rekord më vete ky.Në ndeshjen e djeshme heroi i Liverpulit ishte spanjolli Fernando Torres me dy golat e tij. Golat u shënuan brenda një minute, dhe për më tepër, në fundin e krejt takimit, në minutën e 89-të dhe 90-të.Me këtë fitore Liverpuli vihet i vetëm në ndjekje të Mançesterit me 51 pikë, vetëm 2 më pak se kryesuesit. Çelsi mbetet në kuotën e 48 pikëve, aq sa ka edhe Aston Vila e vendit të katërt.