02 shkurt 2009

Inter ndalet nga Torino, Milani merr vendin e dytë

Interi nuk ka arritur të shkojë më shumë se barazimi 1-1 me Torinon në javën e 22-të. Torinezët e vunë mjaft në veshtirësi skuadrën Interit, pasi patën arritur të shënon të parët me anë të Biankit në minutën e 46-të. Shifrat i barazoi Burdiso në të 57-ën. Në pjesën tjetër Interi ushtroi një presion të madh në portën e Torinos, por pa arritur të shfrytëzojë dot rastet e krijuara. Meritë të veçantë tek Torino ka edhe portiere Sereni, i cili u bë disa herë shpëtimtari i portës së tij. Me këtë barazim Interi ngushton diferencën me Milanin, duke e çuar në 6 pikë. Kujtojmë që javën e ardhshme këto dy ekipe do të ndeshen së bashku.Milani në javën e 22-të mori një fitore të pastër 3-0 me Lacion Brenda në “Olimpiko” të Romës. Për milanistët shënoi Pato, Jankulovski dhe Kaka’. Milani ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit, duke kaluar një pikë përpara Juventusit. Ndeshjen e ardhshme Milani do ta luajë me kryesuesit e Interit.