27 prill 2009
Xavi: Çelsi luan futboll të ashpër dhe jo tërheqës
Çelsi është një ekip që luan një futboll të ashpër dhe jo të bukur. Ky është konkluzioni i mesfushorit të Barcelonës, Xavi Hernandez. Londinezët do të jenë kundërshtarët e katalanasve për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, ku ndeshja e parë do të zhvillohet nesër në “Kamp Nou”. “Çelsi luan ndeshje shumë efektive, por dallohet qartë se loja e tyre nuk është më e bukura për t’u parë. Ata luajnë një futboll te fortë dhe të ashpër, ndërsa ne dëshirojnë të luajmë sa më bukur”, deklaron Xavi.Lidhur me përballjen e nesërme, Ksavi Hernandez shprehet: “Nëse luajmë sipas mënyrës sonë dhe me ritmin tonë, do të jemi shumë të vështirë për t’u mposhtur. Nuk mendoj se është në stilin tonë të ndryshojmë lojën për shkak të disa ekipeve që luajnë futboll të ashpër”.Ndeshja e parë mes Çelsit dhe Barcelonës do të zhvillohet nesër në orën 20:45, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Londër.