Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ishte i ngazëllyer me dy golat e shënuar nga Cesc Fabregas, që sollën fitoren për topçinjtë në ndeshjen e djeshme ndaj Middlesbrough.
“Ai po bëhet gjithnjë e më i mirë në çdo ndeshje. Ishte jashtë fushe për tre muaj dhe nuk mund të riktheheni në formën më të mirë menjëherë. Por ai bëhet më i mirë çdo ndeshje”, thotë Wenger.“Secili lojtar i cili luan në mesfushë, i cili mendon se është kreativ dhe ofensiv, duhet të shënojë gola. Kjo ndodhi me të sot dhe është e rëndësishme”, ka shtuar francezi pas ndeshjes.