Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Arsenali do të kërkojë gol në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përballë Manchester United, që do të zhvillohet të mërkurën në Old Trafford.
“Qëllimi i parë ishte të fitonim ndeshjen ndaj Middlesbrough dhe kjo ishte përgatitja më e mirë. Nëse shkoni në Old Trafford pa vetëbesim, vetë i vështirësoni punët që në fillim. Do të shkojmë atje me shumë vetëbesim dhe të shijojmë kënaqësinë e ndeshjes”, thotë Wenger.“Po ashtu do të jemi besnik ndaj lojës të cilën e zhvillojmë dhe do të paraqitemi atje si në çdo ndeshje në Evropë, do të përpiqemi të shënojmë dhe të fitojmë”.“Ajo që do të jetë më e rëndësishme të mërkurën është që të jemi në nivelin më të mirë, nëse e luajmë lojën tonë mund ta fitojmë cilindo kundërshtar”, shton i sigurt strategu francez.