Të gjithë duan Dinjon: Pas Sitit, edhe Çelsi!
Edhe pse është aktivizuar pak, Ronaldinjo vazhdon të jetë i kërkuar në merkato. Pas interesimit të Mançester Sitit, të deklaruar nga vetë lojtari, edhe një tjetër klub anglez do ta priste me krahë hapur brazilianin: Çelsi. Lajmin e jep tabloidi anglez "Daily Mail". "Blues" dëshirojnë të fitojnë nga periudha e keqe e Ronaldinjos. Ai mund të blihet me një çmim relativisht të ulët. Duke llogaritur se u ble nga Milani për 20/25 milionë euro, tani mund të mjaftojnë rreth 15 milionë euro për ta marrë nga Milanelo.