Presidenti i Seviljes kërkon të marrë Fatih Terimin
Fatih Terim mund të jetë trajneri i Seviljes në sezonin e ardhshëm. Mediat turke publikojnë se presidenti i këtij klubi, Hoze Maria del Nido, e preferon shumë trajnerin e përfaqësueses turke. Sevilja ka shfaqur interesim për Fatih Terimin edhe gjatë kampionatit të fundit europian, por tekniku preferoi të vazhdonte karrierën në drejtimin e Turqisë.