28 prill 2009

Pique: Drogba është një sulmues komplet

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e vlerëson sulmuesin e Chelseat, Didier Drogbam si një sulmues komplet, para përballjes mes dy ekipeve në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
“Ai është sulmuesi më i vështirë që kemi përballë. Ai është një atlet, i cili është po ashtu inteligjent kur ka topin nën kontroll”, thotë Pique për “El Mundo”.“Ai është një prej sulmuesve më të kompletuar në botë. Ai është i fuqishëm, i mirë në ajër, i shpejtë dhe shumë i mirë në goditje”, ka shtuar mbrojtësi i Barcelonës.