27 prill 2009

Metzelder: Vetëm fitorja ka rëndësi

Mbrojtësi i Real Madridit, Christoph Metzelder, mendon se skuadra e tij nuk duhet kritikuar për mënyrën se si ka arritur deri te fitoret, porse duhet të vlerësohet suksesi i arritur.
“Stili ynë i lojës nuk është më i miri për momentin, mirëpo ne jemi të përkushtuar, luftarakë... E dimë se jemi një skuadër kualitative, e cila mund të luajë shumë më mirë, mirëpo në këto ndeshje vetëm fitorja ka rëndësi, prandaj po japim maksimumin për ta arritur këtë qëllim”. “Këto nuk janë ndeshje të zakonshme të Ligës, por janë sikur finale, prandaj ne duhet të japim gjithçka për fitore dhe këtë e kemi arritur deri më tani”. “Ndeshja kundër Barcelonës do të jetë e jashtëzakonshme dhe gjithë bota do ta përcjellë atë dhe ne mendojmë vetëm për fitore. Po ashtu të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe kundër Valencias dhe Villarrealit. Ne duhet të fitojmë dhe do ta bëjmë këtë gjë”, ka thënë gjermani për faqen zyrtare të klubit.