03 prill 2009

Maldini: Dita e lamtumirës shumë e dhimbshme për mua

Mbrojtësi më i madh në historinë e futbollit italian, Paolo Maldini, pritet t’i japë fund karrierës së tij super të pasur në fund të këtij sezoni. Kapiteni legjendar i Milanit ndjehet gjithnjë e më shumë në ankth me afrimin e kësaj dite. Në një intervistë dhënë për një gazetë italiane, ai shprehet se do të ndjehet shumë keq kur të lërë futbollin.“Gjithmonë kam menduar për atë ditë. Sigurisht do të jetë një ditë e keqe për mua. Por mendoj se kam lënë diçka për futbollin”, deklaron legjenda e futbollit botëror Paolo Maldini për "Italsportpress". Maldini e ka filluar karrierën e tij në skuadrën e parë të Milanit që prej vitit 1986.