
Edhe pse Azzurët janë stërvitur me dyer të mbyllura dhe jashtë syrit të medias, Ansa.it njofton se trajneri italian ka bërë disa ndryshime në seancën e fundit stërvitore me qëllim që të krijojë huti te kundërshtari. I njëjti burim pohon se Simone Pepe dhe Vincenzo Iaquinta do të jenë startues, ndërsa do të mbështeten ose nga Giuseppe Rossi ose nga Giampaolo Pazzini. Një tjetër dyshim është nëse do të luajë Matteo Brighi në vend të Angelo Palombos.