27 prill 2009

Çesk Fabregas heroi i Arsenalit kundër Midellsbrout

Arsenali arriti të marrë një fitore të pastër 2-0 në përballjen e javës së 34-t me Midellsbroun. Heroi i takimit për “topçinjtë” padyshim ishte Çesk Fabregas me dy golat e shënuar.Spanjolli Fabregas e kalon në avantazh skuadrën e Arsen Vengerit që në minutën e 26-të. Me rezultatin minimal 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë e takimit. Në minutën e 67-të mesfushori Çesk Fabregas arrin të shënojë edhe golin e dytë, duke i dhënë siguri skuadrës londineze. Në minutat e mbetura ekipi i drejtuar nga Arsen Venger arriti ta menaxhojë mjaft mirë lojën, duke koleksionuar një tjetër rezultat pozitiv.Me këtë fitore Arsenali ngjitet në kuotën e 65 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e katërt. Ndërsa, për Midellsbroun situata vazhdon të përkeqësohet, pasi ky ekip ndodhet në vendin e 18-të me 31 pikë, pozicion që e dërgon në kategorinë e dytë.