Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, e ka shkarkuar trajnerin e ekipit Jurgen Klinsman si dhe dy ndihmësit e tij, duke caktuar si trajner të ri Jupp Heynckes.
Klinsmann u gjend nën presion të madh pas një serie të rezultateve të dobëta, që kulmoi me humbjen ndaj Schaleks në fushë vendore gjatë vikendit.“Duke u bazuar në rezultatet e periudhës së fundit, bordi është i shqetësuar se klubi nuk do t’i arrijë qëllimet minimale për këtë sezon, andaj ka marrë këtë vendim”, thuhet në deklaratën e krerëve të klubit bavarez.“Bordi dëshiron ta falënderoj Jurgen Klinsmann dhe ndihmësit e tij (Martin Vasquez dhe Nick Theslof) për punën e bërë në klub dhe i dëshirojnë çdo të mirë në të ardhmen. Bordi i Bayernit e ka caktuar Jupp Heynckes, si trajner të parë dhe Hermann Gerland si asistent të tij, të cilët do ta drejtojnë ekipin deri në fund të sezonit”, thuhet më tej në deklaratë.