01 prill 2009

Babel: Premierliga më e mira në botë

Anësori i Liverpoolit, Ryan Babel, thotë se fakti që katër ekipe angleze janë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dëshmon se Premierliga është më gara më e mirë në botë.
“Kjo tregon se Premierliga është liga më emirë në botë dhe mbase ka qenë për disa vite me radhë. Kjo është një gjë pozitive për nivelin e lojës në Angli. Besoj se do të jetë edhe më e mirë në të ardhmen”, ka thënë Babel. “Fakti që mposhtëm Real Madridin në shtëpi dhe në udhëtim, siç bëmë, e mbështet këtë. Njerëzit flasin për Madridin si klubi më i madh me lojtarët më të mirë dhe që luajnë futbollin më të mirë, por ne treguam se jemi shumë më të mirë sa ata”. “Kjo është arsyeja pse mendoj se Premierliga është liga më e mirë në botë”, ka shtuar holandezi.