Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, thotë se skuadra e tij i është kthyer formës më të mirë dhe aktualisht është në gjendje të përballet me cilëndo skuadër të madhe në Evropë.
“Me këtë mënyrë që luajmë tani, do t’i bënim ballë cilësdo skuadër evropiane, përfshirë edhe gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve”. “Është e qartë se kemi arritur këtë nivel të lojës duke pasur më pak angazhime tjera brenda javës, por mendoj se kemi nevojë për qëndrueshmëri dhe vazhdimësi të kësaj mënyre të lojës”, ka thënë Ancelotti në një intervistë për “Rai”.