05 prill 2009
Adriano, problemet s’kanë të sosur
Skandalet e sulmuesit zikaltër, Adriano, s’kanë të sosur. Pas skandaleve të panumërta për jetën e tij private, tërësisht jashtë etikës dhe rregullave atletike, këtë radhë “perandori i abdikuar” duket se ka “humbur” avionin. Mësohet sipas SKY se Adriano i ka kërkuar një leje speciale klubit dhe në fund të përgjigjes negative të marrë, ai ka humbur gjurmët, duke mos u kthyer në Itali. Askush nuk e di vendndodhjen e tij për momentin, as klubi, as trajneri, as prokuratori dhe as e ëma, pas i sulmuesi nuk i përgjigjet telefonatave.“Të gjithë e kanë kuptuar se nuk është aspak një situatë e lehtë. Nuk është çështje humbje avioni ose dëshirë për të ardhur me vonesë. Nuk është as shaka, nuk është as thyerje disipline, nuk është as çështje për të komplikuar gjërat për vetë atë e për klubin: është shumë përtej kësaj”, u shpreh Mourinjo për skandalin e fundit të Adrianos. “Nuk jam as i nxehur, as kritik, jam thjesht i trishtuar”, komentoi trajneri portugez.Mesa duket raporti ndërmjet Adrianos dhe Interit është drejt fundit. Alternativa është gati mesa duket: Diego Milito i Xhenoas.