Adriano mund të lërë futbollin
Në Brazil qarkullojnë shumë thashetheme në lidhje me sulmuesin Adriano dhe agjentit të tij Gilmar Rinaldi madje iu desh të mohonte edhe zërat absurdë se lojtari kishte vdekur.Adriano tashmë ndodhet në shtëpinë e tij dhe plani i tij nuk është kthimi i menjëhershëm në Itali, por të shkojë në stadium të ndjekë ndeshjet e kampionatit brazilian. Në fund të ndeshje Milan-Leçe, Kaka lëshon një frazë të çuditshme: “Shpresojmë që të mos braktisë futbollin”.