25 shkurt 2009

Vilareali kërkon të vazhdojë aventurën e nisur

Spanjollët e Vilarealit do të presin sonte për fazën e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve skuadrën greke të Panathinaikosit. Shorti, në dukje, është treguar dashamirës me skuadrën e drejtuar nga Pelegrini, e cila është favorite në këtë përballje.

Vilareali dëshiron të mos e humbë mundësinë e dhënë për të vazhduar sa më gjatë aventurën në këtë kompeticion. Në anën tjetër, Panathinaikosi është një pjesëmarrës i rregullt në këtë garë, por, rrallë ka ndodhur që të futet në tetë më të mirat e Europës.

Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të takimit Vilareal-Panathinaikos, i cili do të zhvillohet sonte në orën 20:45.

VILLARREAL-PANATHINAIKOS

Villarreal (4-4-2): Diego Lopez; Javi Venta, Fuentes, Godin, Angel; Cazorla, Eguren, Senna, Pires; Rossi, Nihat.

Trajner: Pellegrini

Panathinaikos (5-4-1): Galinovic Vintra, Wawrzyniak, Goumas, Sarriegi, Spyropoulos; Salpingidis, Gilberto Silva, Karagounis, Simao; Mantzlos.

Trajner: Ten Cate