Vagner Lov, pranë bluve
Ndonëse Drogba ka deklaruar se nuk do të largohet kurrë nga skuadra e Çelsit, qëndrimi i tij në “Stamford Bridge” edhe për sezonin e ardhshëm nuk është i sigurt. Sipas së përditshmesbritanike “Times”, drejtuesit e klubit londinez duket se tashmë e kanë gjetur zëvendësuesin e tij dhe janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me të. Vagner Lov, sulmuesi brazilian i CSKA-së së Moskës duket të jetë sulmuesi i ardhshëm i bluve. Roman Abramoviç ka bërë gati 17 milionë euro.