25 shkurt 2009
Mbrojtësi, i sigurt për fitoren
Eshli Kol, mbrojtësi i Çelsit, ndjen se mbërritja e Gus Hidinkut në krye të stolit i ka dhënë mjaft besim në vetvete skuadrës. Fitorja e fundit në kampionat, në transfertën e vështirë me Aston Vilën, është një faktor që konfirmon një gjë të tillë, por Kol premton se me atë sukses në “Villa Park”, Çelsi ka startuar një rrugë të gjatë fitoresh. “E kemi nisur mjaft mirë sezonin, por në javët e fundit kemi lëshuar mjaft. Gjithsesi, atmosfera në skuadër ka ndryshuar shumë me mbërritjen e Hidinkut dhe të gjithë ndihemi si të rilindur. Jemi të etur për fitore dhe besojmë në objektivat tanë sezonalë. Ndaj Aston Vilës morën një fitore të rëndësishme, dhe të njëjtën gjë presim të bëjmë edhe ndaj Juventusit”, ka thënë mbrojtësi Kol.