01 shkurt 2009
Boriello Rikthimi në prill
Telashet nuk kanë të sosur për sulmuesin e Milanit, Marko Borielo. Lojtari i cili ka qëndruar në infermieri për një kohë të gjatë për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë, është dëmtuar përsëri pikërisht në momentin kur dukej se do rikthehej në fushë. Sipas stafit kuqezi, Borielo pas këtij dëmtimi të fundit do mund t’i rikthehet fushës vetëm në muajin prill, por konfirmohet që nuk është e nevojshme që ai t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Për këtë arsye, Milani nuk do të shkruajë emrin e Borielos në listën e lojtarëve, që duhet t’i paraqesë UEFA-s, për Kupën me të njëjtin emër.