
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi rus Roman Pavlychenko që në minutën e nëntë të ndeshjes dhe që në fund rezultoi të ishte vendimtar për tri pikët e reja të Tottenhamit. Klubi i drejtuar nga Redknapp pas disa fitoreve të rëndësishme, u mposht herën e fundit në udhëtim nga Fulhami, por dominoi në ndeshjen e sotme, duke i ikur kështu zonës së rreptësisë, ku u gjend që nga fillimi i sezonit.