
Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit e Interit para se t’i përkushtohen tërësisht ndeshjes së nesërme përballë Panathinaikos, sonte do të përcjellin paraqitjen e Benzemas.Por, realizimi i transferimit të Benzemas në përgjithësi nuk do të jetë i lehtë. Real Madridi, Barcelona dhe Manchester United tashmë kanë rënë në kontakt me Lyonin.Po ashtu lojtari ka një klauzulë prej 100 milionë eurosh në kontratën e tij, dhe presidenti i kampionit të Francës është një prej njerëzve më të vështirë për të biseduar, në botën e futbolli.Sërish sipas Corriere dello Sport, Moratti ëshë aq serioz në synimet për ta angazhuar sulmuesin francez, sa është në gjendje të ndajë rreth 40 deri në 50 milionë euro.Nerazurët shpresojnë që në marrëveshje ta përfshijnë edhe Adrianon, dhe në këtë mënyrë do ta ulin çmimin e transferimit.