23 nëntor 2008

Gallas do tё luajё kundër Dinamo Kievit

William Gallas do tё luajё pёr Arsenalin nё ndeshjen e tё martёs tё Ligёs sё Kampionёve kundër Dinamo Kievit, por nuk do tё jetё kapiten i ekipit.
E ardhmja e francezit nё Emirates ёshtё temё e debateve qё kur ai publikisht kritikoi bashkёlojtarёt e tij. Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e la Gallasin jashtë ekipit pёr ndeshjen e fundit ndaj Manchester Cityt, dhe ia mori shiritin e kapitenit. Wenger ka refuzuar tё komentojё pёr ish-mbrojtёsin e Chelseat, por presidenti i klubit, Peter Hill-Wood, e ka përkrahur menaxherin nё cilindo vendim tё tij. Gallas u stërvit sot me pjesën tjetër tё ekipit para ndeshjes sё Ligёs sё Kampionёve ndaj Dinamos dhe sipas mediave angleze ai do tё jetё pjesё e kësaj ndeshje.