Emocione në Inter-Juventus
Lojë e mrekullueshme e skuadrave pretendente për kampionë në Serinë A në Itali. Pas derbit të javës së kaluar midis Romës dhe Lazios, këtë herë do të përballen Interi dhe Juventusi. Loja do të zhvillohet nën sloganin ‘Derby d’Italia’, pra ‘Derbi i Italisë’. Interi që nga viti 2004 nuk ka arritur asnjëherë që të fitojë ndaj Juventusit. Djemtë e Interit, dalin në fushën e lojës pas 5 fitoreve dhe një barazimi në shtatë ndeshjet e fundit në fushën e tij, ndërkohë që Juventus ka pësuar pesë humbje. Interi do të dalë në fushën e blertë me mungesën e Cordobas i cili është i dënuar, kurse Juventus ka tre mungesa të rëndësishme në informacion, Trezeguet, Buffon dhe Zanetti. Ndeshja do të zhvillohet të dielën në orën 21:30.