
“Gazzetta dello Sport” njofton se drejtuesit e Milanit janë duke punuar për angazhimin e dy mbrojtësve, por në kohë të ndryshme. Sipas gazetës, Rossonerët dëshirojnë ta transferojnë lojtarin e Arsenalit, William Gallas që në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Thiago Silva mbetet në planet e tyre për transferet e verës së ardhshme. Francezi Gallas ka probleme me skuadrën aktuale, ndërsa Milan dëshiron ta shfrytëzojë këtë moment, pavarësisht se agjenti i tij ka njoftuar se ai nuk largohet nga Arsenal.