
Blaugranët e filluan ndeshjen pa njeriun kryesor, Lionel Messi, dhe kjo menjëherë u shfaq me mossuksesin e Barcës. Mysafirët nga Getafe kaluan të parët në epërsi nga një supergol i shënuar nga Manuel Del Moral (19’) prej gjuajtjes së lirë. Pas tentativave të shumta për të shënuar, katalunasit më në fund arritën t’i barazonin shifrat, pas një krosimi të Alves, Seydou Keita e mposhti me kokë portierin mysafir, Abbodanzieri. Megjithatë, pavarësisht dominimit në lojë dhe në mbajtjen e topit, blaugranët nuk arritën të thyenin mbrojtjen e Getafes për të shënuar golin e fitores. Ky barazim e mban Barcën në pozitën e parë me tre pikë diferencë nga përcjellësi i dytë, kampioni Real Madrid.