
Kluzhi është një skuadër mëse modeste që merr pjesë për herë të parë në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm. Deri tani rumunët kanë grumbulluar 4 pikë, dy pikë më pak se italianët.
Spaleti pritet ta vendosë ekipin në formën e rombit, ku në vijën e parë, në vend të Vuçiniçit do të vendosë njeriun e derbit, Hulio Baptistën. Më poshtë do të paraqesim formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.
Cluj-Roma
CLUJ (4-4-1-1): Stancioiu; Panin, Cadu, De Sousa, Pereira; Dubarbier, Dani, Peralta, Culio; Trica; Koné. Trajner: Trombetta.
ROMA (4-3-1-2): Doni; Cassetti, Mexes, Juan, Tonetto; Taddei, De Rossi, Brighi; Perrotta; Baptista, Totti. Trajner: Spalletti.
Gjyqtar: Batista (Portugali).