
Të zgjedhurit e Ancelottit u gjetën në disavantazh në minutën e 25-të pas një goli të shënuar nga Roberto Stellone i cili e mposhti Abbiatin me kokë pas një krosimi të Rosinës. Mirëpo, ky avantazh zgjati vetëm tre minuta (28’), pasi Alexandre Pato shfrytëzoi pasimin e Gennaro Gattusos duke e mposhtur portierin vendas, Sereni. Rossonerët shumë shpejtë (34’) arritën të krijojnë edhe epërsinë 2-1 kundër skuadrës vendase me golin e Ronaldinhos të shënuar nga gjuajtja e lirë. Mirëpo, në minutën e 78-të u akordua një penallti në favor të skuadrës vendase, pasi mbrojtësi i Milanit, Kaladze, e preku topin me dorë. Nga pika e bardhë ishte i pagabueshëm Alessandro Rosina, i cili ia siguroi një pikë të artë skuadrës së tij.