27 nëntor 2008

Interi dhe Juventusi përfshihen nga ethet e merkatos

Interi dhe Juventusi janë të përfshirë plotësisht në ethet e merkatos së janarit. Veç milanezëve, tani edhe Juventusi është duke menduar seriozisht për Karim Benzemanë. Bardhezinjtë ofrojnë një super shifër prej 50 milionë eurosh, të cilën pritet ta kompensojnë me shitjen e Bufonit tek Mançester Siti.Ndërsa Morati ka dërguar në Angli Brankan për të qenë në kontakt me Drogbanë, dhe me disa drejtues të klbeve të tjera. Veç sulmuesit të Çelsit, Interi po sheh edhe pistën e Agueros tek Atletiko e Madridit. Branka po sheh me interes kërkesën e Totenhemit për Adrianon dhe Balotelin. Puna e tij më e vështirë, sipas Corriere dello Sportit, është diskutimi me drejtuesit e Mançester Junaited për të ardhmen e futbollistit Karlos Tevez.