26 nëntor 2008

Fiorentina eleminohet, pas rikthimit prej vitesh në Ligën e Kampioneve

Fiorentina bëri një nisje të mirë në ndeshjen e parë në grupe për Ligën e Kampioneve. Vjollcët morën një barazim me shumë vlera 2-2 më Lionin në Francë, megjithëse ishin në avantazh të dy golave. Kjo ndezi shpresat e italianëve për të vazhduar më tej në kompeticionin më të madh të klubeve, ku nuk merrnin pjesë prej vitesh, pasi falimentoi shoqëria e tyre dhe klubi ra deri në Serinë C. Megjithë eleminimin nga grupet, Fiorentina nësë merr një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit, mund të vazhdojë aventurën e saj në Kupën Uefa. Në ndeshjen e mbrëmshme me Lionin, djemtë e Prandelit duhet të fitonin patjetër për të shpresuar vazhdimin në kompeticionin e “bigëve”, por golat e Makoun dhe Benzemasë i bënë pluhur e hi shpresat e tyre. Reagimi ishte i dobët, ku vetëm Xhilardino arriti të ngushtonte rezultatin pa përfunduar pjesa e parë akoma.Pavarësisht humbjes, Prandeli përshëndeti tifozët e skuadrës së tij me dorë në zemër. Ai e mori Fiorentinën që nga Seria C, dhe tani e drejton në majat më të larta të futbollit europian.