25 nëntor 2008

Shpërthim në Shën Pietërburg përpara takimit Zenit-Juventus

Tre persona mbeten viktima nga shpërthimi i eksplozivit në një makinë mëngjezin e sotëm në orën 8:55 (lokale) pranë një stacioni metroje në Shën Pietërburg të Rusisë. Në këtë qytet Zeniti vendas do të presë sonte Juventusin e Torinos për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve.Sipas deklaratave të menjëhershme të ministrit rus për Situatat e Emergjencës, shpërthimi i automjetit mund të ketë ndodhur si pasojë e hedhjes së një granate në të.Forcat e sigurisë janë vënë në gadishmëri të plotë për të garantuar mbarëvajtjen normale të takimit Zenit-Juventus, i cili është planifikuar të luhet sonte në orën 18:30 (20:30 lokale) në qytetin rus.Megjithë këtë atentat të pazakontë për Shën Pietërburgun, ndeshja mendohet të zhvillohet normalisht në orarin e caktuar më parë. Kujtojmë që kjo është ndeshja e dyta midis këtyre dy skuadrave, ku e para përfundoi në favor të bardhezinjve me një supergol të Aleks del Pieros.Vendasit në këtë takim do të kërkojnë me vendosmëri një rezultat pozitiv për të pretenduar një vend për më tej në kupat e Europës.