
Me fitoren e mbrëmshme kundër Fiorentinës në Artemio Franchi, Lyoni e siguroi vizën për fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa Benzema i cili ishte akteri kryesor i asaj fitoreje, dëshiron ta bëjë ‘të pamundurën’ me skuadrën e tij. “Liga e Kampionëve është gara më madhe që ekziston, prandaj dëshiroj ta fitoj atë me Lyonin”, është shprehur Benzema.