25 nëntor 2008

Redknapp: Porsmouth do ta fitojë Milanin

Ish-menaxheri i Portsmouthit, tash menaxher i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ish-ekipi i tij do ta befasojë favoritin kryesor, Milanin, në garën e Kupës UEFA.
Redknapp mendon se Milani do të vuajë një shok kundër Portsmouthit në ndeshjen e të enjtes, edhe pse kanë lojtarë të shkëlqyeshëm në formacion.“Milani ka lojtarë të shkëlqyeshëm si Ronaldinho, Kaka dhe Shevchenko, por Ancelotti ka shumë probleme të vendosë kënd të zgjedhë, për shkak të numrit të madh të ndeshjeve jam i sigurt se do të bëjë gabim”, ka thënë Redknapp.“Nëse më pyesni mua, unë do të votoja për Portsmouthin. Jam shumë krenar me atë që kam arritur sa kam qenë atje. Shumica largohen nga klubet e veta me dorëheqje, unë e lëshova klubin me kokën lartë”, ka shtuar trajneri, i cili së fundi po shkëlqen me Tottenhamin.