25 nëntor 2008

Manchesteri dhe Villarreali barazojnë dhe kualifikohen

Manchester United dhe Villarreal edhe pse kanё barazuar pa gola qё tё dyja kanё arritur tё sigurojnë vend tё 16-shen mё tё mirё tё Ligёs sё Kampionёve.
Barazimi duket se iu përgjigjej tё dyja ekipeve lidere tё grupit E, dhe ashtu ndodhi; kampioni aktual barazoi pa gola nё fushё tё Villarealit, qё nё minutat e fundit luajti me 10 lojtarё, pas përjashtimit me karton tё kuq tё Capdevilla (82’). Siç edhe ndodh shpesh, anësori i Manchesterit, Cristiano Ronaldo, krijoi rastet mё tё mira nё ndeshje, por megjithatё portugezi mbeti i zhgënjyer nga rezultati. Nё ndeshjen tjetër tё grupit E, Aalborgu ka arritur tё rikthehet nga disavantazhi 1-0 ndaj Celticut, pёr tё fituar nё fund me rezultat 2-1. Skocezёt kaluan nё epërsi me anё tё Robinson nё fillim tё pjesës sё parё (53’), por danezёt barazuan 20 minuta mё vonё me anё tё Caca (73’). Ishte njё autogol i Caldwell qё i solli fitoren ekipit danez, tre minuta para fundit tё kohës sё rregullt tё ndeshjes. Manchesteri mban kreun me 9 pikё, sa edhe Villarreali nё vendin e dytё, por me diferencё mё tё vogël tё golave. Aalborg me fitoren e sotme mbledh 5 pikё nё vendin e tretё, derisa tabelën e mbyll Celticu me 2 pikё. Megjithatё, vendi i tretё mbetet i hapur edhe mё tej, dhe ekipi qё do tё garojё nё Kupёn UEFA do tё dihet vetëm pas ndeshjeve tё fundit grupore.