
Në grupin E barazpesha ndahet midis kampionëve në fuqi të Mançesterit dhe Vilarealit. Ashtu si në ndeshjen e parë, edhe takimi i mbrëmshëm u mbyll në barazim pa gola. Skuadrat ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, por anglezët kanë golavorazh më të mirë se spanjollët. Në ndeshjen tjetër Alborgu mposhti 2-1 Selltikun. Suedezët ndodhen 3 pikë përpara skocezëve, dhe objektivi i tyre për të kaluar në Kupën Uefa, është thuajse i arritur.
Një mbrëmje e dhimbshme ishte për Fiorentinën e Prandelit, e cila me humbjen e mbrëmshme përballë Lionit 1-2 në fushën e vet, i duhet t’i thotë lamtumirë Ligës së Kampioneve. Në ndeshjen e fundit në Bukuresht, përballë Steauas, vjollcët duhet të marrin me çdo kusht një fitore ose të paktën barazim për të kaluar në Kupën Uefa. Bajerni me fitoren e thellë 3-0 me Steauan, siguron kalimin për më tej së bashku me Lionin.
Arsenali merr një fitore minimale 1-0 me Dinamon e Kievit, duke pritur i qetë ndeshjen e fundit. Porto fiton në Stamboll me Fenerbahçen, duke u bërë skuadra e dytë e grupit që kalon për më tej. Fenerbahçes i duhet patjetër fitorja e fundit me Dinamon e Kievit për të zënë një vend në Kupën Uefa.
Më poshtë do të japim të gjitha rezultatet e grupeve të luajtura mbrëmë.
Grupi E
Aalborg BK 2 - 1 Celtic
Villarrea 0 - 0 Manchester U.
Grupi F
Bayern Munich 3 - 0 Steaua Bucuresti
Fiorentina 1 - 2 Lyon
Grupi G
Arsenal 1 - 0 Dynamo Kyiv
Fenerbahce 1 - 2 FC Porto
Grupi H
Zenit St. Petersburg 0 - 0 Juventus
BATE Borisov 0 - 1 Real Madrid