27 nëntor 2008

Barcelona vazhdon tё shkëlqejё

Me rikthimin e Lionel Messi nё formacion, Barcelona i ёshtё rikthyer fitoreve, duke mposhtur bindshëm ekipin portugez Sporting Lisbona, me rezultat 5-2, si mysafir, nё kuadër tё ndeshjeve tё parafundit tё fazës grupore tё Ligёs sё Kampionёve.
Sulmuesi francez Thierry Henry hapi rezultatin pas 14 minutash lojё duke shёnuar nga afёrsia, pas njё asistimi nga Messi, ndërsa spanjollёt shumё shpejt dyfishuan rezultatin, pas njё rrëmuje pranё golit kundёrshtar (17’), gol qё shkoi nё emёr tё mbrojtësit Gerard Pique. Me tё filluar pjesa e dytё, Messi shtoi avantazhin pёr Barcelonёn (49’), por vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan dy gola tё shpejtё me anё tё Velosos nё minutën e 65-tё dhe dy minuta mё pas me anё tё Liedson (67’).

Por vetëm pas njё minute, portugezёt shënuan sёrish, por nё portёn e tyre. Autogoli i Ceneira solli sёrish njё qetësi tek ekipi spanjoll (68’). Bojan Krkic, i cili zёvendёsoi Henryn nё pjesën e dytё, shёnoi golin e fundit tё ndeshjes, nga penaltia (73’). Nga minuta e 71-tё vendasit luajtën me 10 lojtarё pas përjashtimit tё Patricio. Nё ndeshjen tjetër tё grupit C, ekipi ukrainas Shakhtar Donetsk po ashtu ka shkëlqyer duke shkatërruar ekipin zviceran Basel me rezultat 5-0. Tre gola pёr ukrainasit i shёnoi Jadson (32', 65’ dhe 72’) ndërsa nga njё shënuan Willian (51') dhe Seleznyov (75'). Barcelona me kёtё fitore kualifikohet pёr nё rundin e ardhshëm tё Ligёs sё Kampionёve, duke kryesuar grupin me 13 pikё (4 fitore dhe 1 barazim), derisa nё vendin e dytё, me gjithё humbjen, vazhdon tё qëndrojё Sportingu me nёntё pikё. Shakhtar mbledh gjashtё nё vendin e tretё, derisa Baseli mbyll grupin me vetëm 1 pikё.