
Pas një goli të hershëm të Raul, që doli të ishte edhe vendimtar për fitoren e kampionit të Spanjës, Schuster ishte i shqetësuar që të zgjedhurit e tij nuk gjetën portën për të dytën herë.“Ishte një ndeshje e ngjashme me atë ndaj Almerias dhe duhej të shënonim edhe golin e dytë. Sergio Ramos dhe Pepe luajtën shumë mirë dhe Miguel Torres ka luajtur me një vullnet të madh”, ka thënë Schuster.“Ndeshja kundër Recreativos nuk ishte spektakolare, por efektive. E ruajtëm portën e pastër dhe krijuam raste. Sonte sërish shënuam dhe nuk vuajtëm shumë në mbrojtje. Kemi lëvizur edhe topin shpejt”, ka shtuar gjermani.