27 nëntor 2008

Në janar e gjithë vëmendja te Manchester City

Pasanikët e Manchester Cityt janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të majme parash në afatin kalimtar të janarit.
Duke u afruar janari, vëmendja e mediave gjithnjë shkon duke u përqendruar te City, pasi që pronarët e rinj dëshirojnë që ta përforcojnë skuadrën e tyre për gjysmën tjetër të sezonit. Problemi kryesor te skuadra e dytë e qytetit të Mançesterit është mbrojtja, ndërsa emrat që prijnë në listën e Abu Dhabi Group janë John Terry dhe Kolo Toure. Ndërsa mësohet se pasanikët janë të gatshëm të ofrojnë një mega ofertë prej 130 milionë euro për dy superyjet e Serie A, portierin e Juves, Gigi Buffon, dhe asin e Milanit, Kaka. “Daily Telegraph” njofton se City do të bëjë një ofertë prej 65 milionë eurosh për Buffonin dhe një ofertë që ka të njëjtën vlerë edhe për Kaka.