
Liverpooli nuk ka fituar titull në kampionatin anglez që nga viti 1990, por këtë sezon ka filluar shkëlqyeshëm duke qëndruar në pozitën e dytë me pikë të barabarta me Chelsean. “Gjithmonë është top katërshi për të cilin flet gjithkush, por unë mendoj se janë Chelsea dhe Manchester United. Liverpooli është shumë i mirë, por për mua ata janë një klub për Ligën e Kampionëve, pjesërisht sepse ata mund të fokusohen në një ose dy ndeshje”, ka thënë Ballack.“Arsenali tashmë është shumë prapa, që e bën edhe më të vështirë”, ka shtuar gjermani.