
“Jam krenar që gjendem në këtë pozicion dhe shpresoj se do ta drejtoj ekipin edhe në 66 ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Benitez.“Mendoj se kjo është një realizim i mirë i cilitdo menaxher. Veçanërisht i një klubi të madh siç është Liverpool, pasi kjo do të thotë se ekipi luan mirë në Evropë dhe kjo është pozitive”, shton spanjolli.Liverpooli pret sonte në Anfield ekipin e kapitenit Lorik Cana, Olimpique Marseille, në ndeshjen e parafundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.