27 nëntor 2008

Totti i zhgënjyer nga loja e Chelseat

Kapiteni i Romës, Francesco Tottin, e udhëhoqi ekipin e tij edhe drejt një fitoreje në ndeshjen e mbrëmshme ndaj ekipit rumun Cluj në Ligën e Kampionëve, por thotë se është i zhgënjyer me lojën e Chelseat, që barazoi 1-1 në fushë të Bordeaux.
“Erdhëm në Rumani me qëllimin që të fitojmë dhe këtë edhe e bëmë. Arritëm tri gola dhe vazhduam me formën e mirë. Tash jemi në rrugë të duhur dhe me siguri ecim përpara dhe mezi e presim ndeshjen tonë të ardhshme kundër Bordeaux”, ka thënë Totti.“Të jem i sinqertë shpresova për fitore në Chelseat, pasi këtë që e pamë nga Bordeaux sonte, thjesht nuk duhej të ndodhë. Nuk them se francezët nuk janë të mirë, por personalisht isha i befasuar”.“Tash duhet të përballemi vetë me francezët, të cilët janë të mbushur me vetëbesim dhe fortë pas ndeshjes kundër Chelseat. Sido që të jetë, ju siguroj se do të luftojmë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit”, ka shtuar kapiteni i ekipit italian.